Rada Trajkoviç: Po kthehet koha e vrasjes politike të serbëve në mes veti

Rada Trajkoviç: Po kthehet koha e vrasjes politike të serbëve

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga komuniteti serb, Rada Trajkoviç, ka thënë se është tronditur me vrasjen e Olivier Ivanoviç.

Ajo ka vlerësuar lart figurën e politikanit serb nga Kosova.

Më tej Trajkoviç ka theksuar se “është e qartë se po kthehet koha e Ivan Stambolliç”, që nënkupton vrasjet politike të serbëve në mes vete, shkruajnë mediat serbe, përcjell Klan Kosova.

Ajo ka thënë se ka punuar me Ivanoviç, me të cilin ka pasur kundërshtime, por kanë qenë në të njëjtin krah kur ka qenë në pyetje interesi i popullit serb.

Lexoni gjithçka mbi vrasjen e Oliver Ivanoviç dhe çfarë po ndodh me marrëdhëniet Serbi -Kosovë 

EMISIONET