Rabiot vendos për të ardhmen, arrin akordin me gjigandin europian

Rabiot vendos për të ardhmen, arrin akordin me gjigandin europian

Mesfushori francez, Adrien Rabiot ka vendosur për të ardhmen e tij. 

Sipas asaj që ka raportuar "Mundo Deportivo", Rabiot ka pranuar ofertën e Barcelonës për të nënshkruar në verën e vitit 2019. 23-vjeçari do të mbetet pjesë e PSG-së deri në qershor të vitit të ardhshëm kur do të largohet si futbollist i lirë nga kryeqyteti francez. PSG u mundua shumë për ta bindur yllin e tyre të nënshkruajë kontratë të re, duke i ofruar edhe pagë rreth 10 milionë euro por që nuk arritën ta bindin.

Në garë për francezin ishin edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Juventus dhe Milan. Te Barcelona Rabiot pritet të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare. Rabiot ka luajtur 214 ndeshje deri më tani me klubin kryeqytetas ku ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar në 16 raste.


EMISIONET