Dy vrasje në 8 orë ku një viktimë ishte ende fëmijë kanë trondituar banorët e qytetit të vogël të Mamurrasit.

"Ngjarje tragjike, ngjarje të shëmtuara", tha një banor.

14-vjeçari Sala u vra nga një bashkëmoshatar pas një konflikti të çastit gjatë një loje futbolli. Ndërsa Indrit Pepa dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje.

Duke marrë shkas nga ngjarjet në qytet, por edhe në të tjera të shënuara në zona të tjera të vendit kërkojnë angazhimin e policisë për të garantuar rendin dhe sigurinë.

"Shteti të sigurojë rendin", tha një banor tjetër.

Por më i ashpër në reagimet e tij ishte deputeti i PS në Kurbin, Gjetan Gjetani. Përmes një statusi në FB ai thotë se policia është e paaftë dhe e korruptuar. Ndaj deputeti i PS shprehet se do kërkojë interpelancë në Parlament me ministrin e Brenshëm dhe në rast të mos marrjes së masave do t'i kërkojë qytetarëve të Kurbinit daljes në protestë.

/Ora News.tv/