Më 30 maj emisioni BOOM në Ora News solli në vëmendje dramën sociale të familjes së Mimika Plakës dhe djalit të saj Marjol Doksani.

Djali 23 vjeçar i cili jeton në fshatin Vidhisht te Rroskovecit nuk e ka njohur babain, sepse prindërit e tij u divorcuan kur ai ishte vetëm disa muajsh ndërsa mamaja vuan nga probleme të rënda të shëndetit mendor.

Megjithatë Mimika kishte vite që nuk merrte shërbim shëndetësor dhe as kemp për sëmundjen nga e cila vuan.

Arsyeja? Marjoli nuk kishte 30 mijë lekë te vjetra për te bërë të mundur transportin e mamasë deri ne Qendrën Shëndetësore te Fierit.

Nëna merr kempin

Një ditë pas transmetimit të kronikës mjekja e Qendrës Shëndetësore të Fierit e cila kontaktoi në telefon Marjolin, për ta ndihmuar.

 Më pas Administratori Njësisë Administrative Vidhisht siguroi transportin në Qendrën e Shëndetit Mendor në Vlorë, ku Mimika Plaka u paraqit për të marrë kemp. Boom ka qëndruar në pritje te vendimit që do të merrte komisioni.

Komisioni vendosi qe zonja Mimika Plaka të trajtohet me Kemp. Tani janë dhe disa procedura që do ndiqen deri në finalizimin e këtij vendimi.

Premtimi për shtëpi të re

Gjithashtu BOOM kontaktoi me bashkinë e Roskovecit e cila tregon se ka plan. Bashkia e Rroskovecit ka premtuar se ka në plan që të bëjë edhe rikonstruksionin e shtëpisë së Marjolit.

I gjejnë punë, koleget ndajne buken me te 

Jo vetëm kaq. Një ditë pas transmetimit të kronikës Marjoli është kontaktuar nga Zyra e Punësimit në Fier duke i ofruar punë në një fabrikë këpucësh. Mariol Doksani: "Më morën në telefon dhe me ofruan punë. Jam shumë i kënaqur. Unë nuk marr bukë me vete në punë se nuk kam mundësi, po kolegët me afrojnë dhe më thonë që do të hash këtu me ne. E ndajnë bukën me mua. Më kanë thenë mos ki turp, do hash me ne. Të kemi si fëmijën tonë. Ato i kanë parë në Tv kushtet e mia dhe më përkrahin te gjithë. I falenderoj.

Jo vetëm kaq edhe përfaqësues të Kryqit të Kuq kanë ofruar ndihma ushqimore.

Sensibilizimi 

Të shumtë kanë qenë ata që i kanë ofruar ndihmë dhe mbështetje djaloshit. Marjoli tregon se çfarë i ka ndodhur pas sensibilizimit të BOOM

Më kanë marrë shumë persona në telefon dhe më kanë mbeshtetur emocionalisht. Disa të tjerë më kanë depozituar lekë në llogarinë bankare.

Me preku një pensioniste që më dhuroi pensionin e saj mujor. Zoti ia shpërbleftë! Edhe pronari i një linjë autobusi më dhuroi një abone. Nuk paguaj transportin vajtje –ardhje në punë. Më përpara isha i mbyllur, dukej sikur nuk ekzistoja, tani ndihem më mire. Falenderoj me shpirt shqiptaret, Zoti i bekoftë!

/Ora News.tv/