Qytetarët ankohen sërish për barnat me rimbursim duke shprehur mosbesim lidhur me përdorimin e tyre. Edhe pas miratimit të listës së re të medikamenteve për vitin 2019, problematika e tyre nis që nga efektiviteti e deri te shpenzimet që kanë për ilaçet që marrin.

Violeta Gjoka merr çdo muaj barnat me rimbursim për vajzën e saj 22 vjeçe, e cila është tetraplegjike, por vuan edhe nga epilepsia.

Për nënën rreth të 40-tave ky rit i përmuajshëm vijon prej kohësh, por shqetësimi i saj lidhet me efektivitetin e barnave që përdor për të bijën.

"Ilaçi ka ndryshuar, ai i miri ka ndryshuar. Ai i mirë ka dalë i cilësisë jo të mirë. Me ilaç të mirë se kapte epilepsia fare, tani ka ca shenja."

Violeta thotë se shpenzimet për ilaçet janë të larta dhe të vështira për tu përballuar.

"Për invalidët të klishte 100% rimbursim dhe cilësi të mirë të ilaçeve."

Por, si Violeta edhe qytetarë të tjerë ndajnë shqetësime mbi barnat e listës me rimbursim.

"Nusja ime i merr ato barna por nuk janë të mira. Janë të skaduara. I marr më të shrenjta."

"Këto që na bëjnë mirë i marrim."

Ata shprehin mungesë besimi për efektivitetin e ilaçeve, ndaj disa prej tyre kanë vendosur ti marrin jashtë vendit.

"Nga shkarkuesi 500 nuk ka fare, ma sjell çupa nga Italia."

"Merr një paracetamol nga jashtë dhe krahasoje me këtë që shitet këtu, zero."

Qytetarët thonë se shpresojnë që lista e re e barnave e miratuar më 1 korrik të ofrojë alternativat e duhura dhe pa shpenzime të tepërta për ta.



/Ora News.tv/