Pedagogu Arlind Qori i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se opozita nuk e ndjek dot rezistencën e qytetarëve, ndërsa shton se pas 20 vjetësh, quhet akt heroik prishja e pronës së oligarkëve.

Qori: Po flasim për një sistem ekonomik të lidhur me politikën që prodhon privilegje përtej normale të kapitalizmit. Problemi tek është se ende na mungon një opozitë popullore që lind nga poshtë dhe që krijon një rrjet rezistence të njerëzve që e pësojnë nga ky sistem. Rezistenca i paraprin opozitës zyrtare. 

Në Kukës për shembull i parapriu. Rezistenca popullore e tejkalon opozitën zyrtare sepse nuk ka pengje. Opozita zyrtare nuk mund ta shpërfill radikalizmin popullor. Do të ishte vetëvrasëse. Nga ana tjetër nuk e ndjek dot pas. Radikaliteti në popull është shumë herë më i madh. 

Ata nuk luftojnë për t'u bërë ministra. Prandaj i vënë zjarrin atij insektit gjigant, prandaj janë gati të shkojnë në burg.  Ndërkohë, opozitarët kanë një agjentë tjetër; të ndërrojnë duart në tepsi, ndërkohë që ata që nuk ndryshojnë janë oligarkët.

Për herë të parë pas 20 e ca vjetësh, njerëzit thonë të prishësh pronën e oligarkëve është heroizëm.



/Ora News.tv/