Pedagogu Arlind Qori i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u përfshi në debate të forta me dy deputetët e opozitës, Kejdi Mehmetaj dhe Klevis Balliut, duke theksuar se të gjitha partitë kanë grabitur me "eskavator".

Pjesa nga debati:

Qori: Ne nuk jemi dot bashkë. Unë kam një lloj sikleti të jem me ata që e kanë shkatërruar Shqipërinë në 25 vjet. Problemi i të gjitha partive shqiptare kur janë në opozitë, janë të dobëta.

Mehmetaj: Sepse ka shumë lekë në qarkullim dhe çdo mendim blihet.

Qori: Problemi i atyre opozitave është ai i toksidipendentët që thonë se do ta lënë drogën kur janë në pikë të hallit dhe sapo vijnë në qeveri fillojnë nga zakoni i vjetër.  Është e vërtetë që në Partinë Demokratike vidhej me eskavator. Ju jeni pjesë e të njëjtit sistem të plaçkitjes.

Nëse do të më pyesësh mua, qeveria aktuale është qeveria më e dëmshme e 25 viteve të fundit. Këtu e keqja thellohet. Nëse nuk ndryshojmë këtë sistem të kapjes së publikes nga interesat e oligarkëve.


/Ora News.tv/