Aktivisiti Arlind Qori i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se përplasja civile nuk u intereson palëve në 30 qershor.

Qori: Lojën e fiton ai më trimi. Palët po tregohen gjithnjë e më të vendosura. Në fakt asnjërës prej tyre nuk i intereson përplasja e ditës së zgjedhjeve. Ajo që shpresoj unë, më duket pak cinike që përplasja të ndodh. Do doja që asnjëra nga palët të mos tërhiqet, të dyja makinat të përplasen dhe të dyja makinat të përfundojnë në greminë. Shpresoj që makinat mos kenë njeri me vete përvec atyre ministrave aktualë, ish-ministra, ish-kryeministra, drejtorë dhe të përfundonin të dy në kosh në 30 qershor.


/Ora News.tv/