Qindra foshnje lindin të varur nga droga

Qindra foshnje lindin të varur nga droga

Pothuajse 600 foshnje kanë lindur "të varur" nga droga në Skoci që nga viti 2015.

Problemi është më i përhapur në zonën e Greater Glasgoë dhe Clyde, me 178 raste gjatë tre viteve, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.

Të dhënat treguan se 584 foshnje lindën me sidromën e abstinencës neonatale (NAS) gjatë kësaj periudhe.

"Mesatarisht një fëmijë në ditë lind i varuar nga substancat narkotike,"-tha zëdhënësi i shëndetësisë Alex Cole-Hamilton. "Këto janë shifra të tmerrshme."

Fëmijët e lindur me NAS, që shkaktohet nga droga e cila kalon nga nëna tek fëmija i palindur gjatë shtatzënisë, vuajnë nga një sërë simptomash, duke përfshirë dridhje të pakontrollueshme, hiperaktivitet dhe qarje.

EMISIONET