Rama: Frenezia e Serbisë ndaj Kosovës, provokuese e sfiduese. What the fuck!

Rama: Frenezia e Serbisë ndaj Kosovës, provokuese e sfiduese. What the

Nga mbledhja e përbashkët e dy kabineteve qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës në Pejë, kryeministri Edi Rama shprehu sërish zhgënjimin nga Brukseli lidhur me heqjen e vizave për Kosovën.

Rama tha se Kosova nuk mund të trajtohet si gjysmë shtet, teksa vlerësoi se krijimi i ushtrisë ishte vendimi i duhur.

Rama: Për Shqipërinë Kosova është një shtet i pavarur, sovran, i barabartë me të ngjashmit e tij. E drejta ndërkombëtare nuk njeh gjysmë shtete. Kemi mirëpritur dhe mirëpresim çdo çast të gjitha dinamikat dypalëshe dhe shumëpalëshe. 

Kemi qenë dhe mbetemi të zhgënjyer nga qasja e BE dhe gjithë atyre shteteve që janë në thmelet të pavarësisë së Kosovës në raport me të drejtën për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj. Ja pse themelimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës ishte hapi i duhur.

Vonesat në procese si Interpoli më së fundmi janë shfaqe dekurajuese për qasjen e partnerëve potencialë në këtë rajon që mjerisht ngrihen dhe ngrysen me tendenca konfliktualiteti për tu viktimëzuar.

Rama tha se qasja e Serbisë ndaj Kosovës është jo vetëm shqetësuese, por sfiduese dhe provokuese.

Këtu ai përmendi kërkesën për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovën dhe bllokimin më të fundit në Interpol.

Rama:  Tarifa 100% është reagim politik ndaj ekseseve të vazhdueshme  të një sjelljeje supermatiste të Serbisë ndaj Kosovës. Ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale të Kosovës më tregonte mbrëmë sesi  në Beograd deri në 02:00 me anë të të dërguarve të Europës i kërkonin të hiqte fjalën Republika e Kosovës nga fjalimi që do të mbante të nesërmen në një mbledhje të përbashkët ku dhe Kosova ishte e pranishme për të nënshkruar një deklaratë të përbashkët  në rrugën e paqtimit rajonal.

What the fuck! Do të thuhej në gjuhën e Parlamentit Europian.

Frenezia me të cilën Serbia po e bllokon pranimin e Kosovës në instanca rajonale dhe ndërkombëtare dhe deri tek kurajo e pa shpjegueshme për të kërkuar tërheqjen e njohjeve të Kosovës si Republikë nuk është thjesht shqetësuese, por sfiduese. Deri në dekurajimin e procesit të dialogut është provokuese deri në nevojën për reagime proporcionale.

Asnjë presje nuk i hiqet sot përfundimit të një ish-ministri britanik sipas të cilit bllokimi i njohjeve të Kosovës është inkurajimi më cinik ndaj enklave kriminale ku bashkëpunojnë mafiet po aq multietnike sa popullësia e Kosovës. Përpjekjet e Serbisë, shkruan ai, kanë cënuar ekonomikisht të gjitha komunitetet pa përjashtim. Fermerët kosovarë  nuk shesin dot  prodhimet e tyre në Serbinë e Jugut, kontenierë apo vagonë të tërë me fruta dhe perime të kërkuar nga tregjet e Europës veriore duhet të dilnin përditë nga Kosova. Por edhe këtu si kudogjetkë Serbia bllokon.

Po Romingu dhe lënia e Kosovës jashtë tij? Në këtë kontekst kaq të posaçëm goditjesh të vazhdueshme pas shpinës e Kosovës nga fqinji i madh merr dhe shpjegimin tarifa 100% për produktet serbe.

Është një vendim normal në kushte irracionale siç ato që përvijonë vijimësisht nga qasja e Serbisë.Tarifa 100% është reagim politik ndaj ekseseve të vazhdueshme të një sjellje supermatiste të Serbisë ndaj Kosovës. What the fuck! Ne nuk mund të mohojmë se marrëdhëniet dy palëshe nuk janë pa vështirësi, por ama këto vështirësi janë të kapërcyeshme kur ka vullnet të mirë për të shkuar drejt një horizonti të përbashkët.

Zero tarifa dhe zero barrierave tarifore brenda 6 mujorit të parë Shqipëri- Kosovë. Nëse jemi këtu jemi këtu dhe duhet ta bëjmë dhe nuk ka nevojë të mblidhemi sërish. Sot është koha të vëjmë 100 % tarifa në veri të Kosovës dhe zero % në jug të Kosovës.

Axhenda

10.15 -Ceremoniali

10.30 -Fjalët e kryeministrave në mbledhjen e përbashkët

12.00 -Nënshkrimi i marrëveshjeve

13.30-Deklaratat per shtyp

Në fokus Romingu dhe dogana

Pas zotimit për unifikimin e doganave, Kosova dhe Shqipëria pritet të aprovojnë edhe kërkesën e kahershme të Bashkimit Evropian për heqjen e tarifës së shërbimit të romingut, në kuadër të telekomunikimit ndërmjet këtyre dy shteteve.

Bashkimi Evropian u ka kërkuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të heqin këtë tarifë, si formë lehtësimi për komunikimet në mes qytetarëve.

Tarifa e Romingut nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e përdorin në një vend tjetër nga një qendër e operatorit të telefonisë mobile. Këto tarifa janë kryesisht dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikim brenda një shteti.

Për heqjen e tarifave të romingut në muajin qershor edhe Kuvendi i Kosovës kishte miratuar një rezolutë të veçantë.

Ekspertë të fushës së telekomunikimit dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, theksojnë se marrëveshja për heqjen e romingut në telekomunikim ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është në dobi të qytetarëve dhe bizneseve.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive që do të mbahet në Pejë ka edhe koston financiare. Për këtë takim Qeveria e Kosovës ka aprovuar shumën prej 128 mijë eurosh, që sipas ekspertëve të ekonomisë konsiderohet shumë e lartë.

Ndryshe, ky do të jetë takimi i pestë i përbashkët i të dy qeverive. Herën e parë ato mbajtën takim të përbashkët në Prizren, në vitin 2014, ndërsa një vit më pas, në Tiranë është mbajtur takimi i dytë. Takimi i tretë në Prishtinë, kurse vitin e kaluar është mbajtur në qytetin e Korçës në Shqipëri.

EMISIONET