Qeverisja e gjyqtarëve, togat e zeza votojnë për përfqësuesit në KLGJ

Qeverisja e gjyqtarëve, togat e zeza votojnë për

Gjyqtarët nga të gjitha gjykatat e vendit u mblodhën mërkurën për të votuar 6 anëtarët gjyqtarë  në Lëshillin e Lartë Gjyqësor. Për këto vende kandidojnë 9  gjyqtarë nga të treja shkallët e gjyqësorit pas dorëheqjes 24 orë më parë nga kandidimi të gjyqtares Alma Brati.

Konferenca u hap nga kryetari i Gjykatës së Lartë njëherazi dhe kreu i Konferencës së Gjyqtarëve, Xhezair Zaganjori, i cili vlerësoi rolin e gjyqtarëve në reformën në drejtësi.

Xhezair Zaganjori: Shumica e komunitetit të gjyqtarëve e kanë mbështetur reformën.

Me pas konferenca u përshëndet edhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila e cilesoi një ditë të shënuar për sistemin e drejtësisë.

Etilda Gjonaj: Sot jemi më pranë se kurrë hapjes së një faqe të re të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e kthyer atë, në një sistem të drejtë, në një sistem të pavarur dhe të paanshëm.

Ashtu si dhe në mbledhjen e prokurorëve, nuk munguan as mesazhet e ndërkombëtarëve. Ambasadori BE-së, Luigi Soreca, tha se roli i KLGJ-së do të jetë jetik për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa numri dy i Ambasadës amerikane garantoi se mbështetja e SHBA  për drejtësinë do të vijojë.

Luigi Soreca: Zgjedhja sot e 6 gjyqtarëve anëtarë të KLGJ do të jetë edhe një hap jetik për Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE.

"Nuk jeni të vetëm, SHBA do të ndihmojnë në ngritjen e këtij këshillit duke i dhënë një themel solid për sukses. Ne i marrim seriozisht reformat që bën Shqipëria"

Emrat që kandidojnë  nga gjyqësori për Këshillin e Lartë  Gjyqësor janë Medi Bici nga Gjykata e Lartë,  Ilir Toska, Nertina Kosova dhe Brikena Ukperaj nga gjykatat e Apeleve.  

Astrit Faqolli, Brunilda Kadi, Anjola Xhaxho  dhe Marcela Shehu nga Gjykatat e shkallëve të para. 

Në mbledhje morën 336 gjyqtarë nga 340  që janë gjithësej pjesë e sistemit.

EMISIONET