Qeveria ndan 950 mijë euro në arbitrazh kundër Francesko Becchetti-t

Buxheti i shtetit do të paguaj një tjetër shumë kundër kompanive të Francesko Becchetti-t në arbitrazhin ndërkombëtar.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është ndarë edhe një shumë prej 950 mijë eurosh, shumë e cila do t'i jepet firmës avokatore ndërkombëtare Gowling WLG për përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar të iniciuar nga shoqëria Hydro S.R.L., ICC 22919/GR, të negociuar nga Avokatura e Shtetit

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Dëmet për të cilat Hydro pretendon shpërblim llogariten në qindra miliona euro. Seanca e parë në këtë arbitrazh u mbajt më 23 janar 2018, për të cilën Ministria e Ekonomisë tha se kishte fituar.

EMISIONET