Qeveria maqedonase ndërron emrin e Aeroportit të Shkupit dhe autostradës

Qeveria maqedonase ndërron emrin e Aeroportit të Shkupit dhe

Premtimi i Zoran Zaevit dhënë kryeministrit grek, Alexis Tsipras, për ndryshimin e emrit të autostradës dhe të aeroportit të vendit, janë bërë realitet.

Qeveria ka marrë vendim që aeroporti “Leka i Madh” të emërohet në “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, ndërsa autostrada në Koridorin 10 të quhet “Autostrada Miqësia”.

Kryeministri Zoran Zaev tha se me vendim të Qeverisë Aeroporti “Aleksandri i Madh” është emërtuar në “Aeroporti Ndërkombëtar I Shkupit”, ndërsa autostrada përgjatë korridorit 10 ka marrë emrin “Autostrada e Miqësisë”.

Sipas tij, me këtë konfirmohet hapi i madh për ndërtimin e miqësisë dhe mirëbesimit me Greqinë. /INA

EMISIONET