Qeveria emëron drejtorin e ri të Galerisë Kombëtare të Arteve

Qeveria emëron drejtorin e ri të Galerisë Kombëtare të

Galeria Kombëtare e Arteve do të ketë një drejtor të ri. Erzen Shkololli është emëruar nga qeveria në krye të këtij institucioni kulturor.

Vendimi ka hyrë menjëherë në fuqi, pra që prej ditës së sotme. Shkololli zëvendëson në këtë detyrë Artan Shabanin, i shkarkuar nga detyra në fillim të muajit dhjetor të vitit të shkuar.

Shabani është emëruar në vitin 2013 në krye të Galerisë së Arteve, si zgjedhje e vetë kryeministrit Edi Rama, ashtu siç përzgjodhi edhe koreografin e njohur Ilir Kerni ne krye të Teatrit të Operës dhe Baletit, që dha dorëheqjen më vonë.

EMISIONET