Qetësojnë ekspertët: Depozitat në banka, të sigurta

Qetësojnë ekspertët: Depozitat në banka, të sigurta

Paratë e depozituara në bankat e nivelit të dytë deri në nivelin 2.5 mln janë të siguruara në nivelin 94%. Drejtori i Agjensisë së Sigurimit të Depozitave gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë deklaroi ndër të tjera se nisma për de-euroizimin ka dhënë ndikimet e parë në rritjen e depozitave në lekë.

94% e qytetarëve që kanë depozituar deri në 2.5 milionë lekë në bankat e nivelit të dytë në vend i kanë 100 %  të sigurta.

Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Genc Mamani, u shpreh se totali i depozitave në sistemin bankar arriti 1,128 miliardë lekë ,duke pësuar një rritje krahasuar me një vit më parë.

Genc Mamani: Në fund të 2018, totali i depozitave në sistemin financiar, përfshirë depozitat në banka dhe ato në shoqëritë e kursim-kreditit arrin një shifër prej 1.128 miliardë lekë, duke shënuar një rritje vjetore prej 0.6%. Pjesën më të madhe e zënë depozitat në banka me rreth 99.4%.

Kreu i Agjensisë së Sigurimit të Depozitave deklaroi ndër të tjera se nisma për de-euroizimin është në favor të qytetarëve pasi shmang efektet e kursit.

Genc Mamani: Situata është qartazi në favor të lekut në raport kryesisht me euron. Më shumë euro ka përdorim tek tregtarët dhe shoqëritë tregtare.

Në skemën e sigurimit të depozitave dy vitet e fundit janë përfshirë edhe subjekte tregtare si dhe llogaritë e shoqërive të   kursim-kreditit.

EMISIONET