Qesja me bukë e kalimtarit, shikoni çfarë mbeti pas vrasjes në Kavajë

Qesja me bukë e kalimtarit, shikoni çfarë mbeti pas vrasjes

Një kalimtar, i cili sapo kishte marrë bukën mbeti i vrarë në Kavajë. Ngjarja ndodhur në mesditë, pas përplasjes me armë zjarri mes disa personave.

Viktima Ramazan Hasanlliu babi i tre femijëve u qëllua nga plumbat teksa po kthehej në banesën e tij me një qese me bukë në dorë. 50-vjecari e kishte shtepinë 200 meter larg vendit të ngjarjes. Ndërsa familjarët thanë se lajmin e morën vesh nëpërmjet televizorit. 

Dëshmitarët, por edhe policia thanë se viktima nuk ishte i përfshirë në konflikt, pasi ka qenë kalimtar në vendin e ngjarjes.

Në komunikatë policia sqaroi se autorët e vrasjes janë shtetasit Marjus Alia, tashmë i arrestuar në gjendje të plagosur në spital dhe Denis Alia në kërkim, të dy vëllezër mes tyre.

Dinamika e ngjarjes

Grupi Marius dhe Denis Aliu janë  përplas me vëllezërit Elio dhe Eraldo hyka ku bashkë me ta ndodhej dhe Rustem Dedaj dhe vëllai i tij, që ndodhet i plagosur.

Plumbat e Aliut kanë kapur 50 vjeçarin, Ramazan Hasanlliu, i cili mbeti i vdekur.

Rastësisht në lokalin e tij që ndodhet afër vendit të ngjarjes mbeten të plagosur Arben Hajdini, Sali Mekja dhe Rustem Berberi.

Si ndodhi vrasja?

Ata kanë qenë në një automjet në momentin kur janë përplasur me shtetasin Rustem Dedej, Elio dhe Erald Hykaj, të cilët ndodheshin në makinën tjetër. Plumbat e armës së Marjus Aliajt kanë goditur 50-vjeçarin, ndërsa të shtënat e palës tjetër kanë plagosur shtetasin Arben Hajdini, Sali Mekja dhe Rustem Berberi, të cilët ndodheshin në një lokal.

Pas njoftimit në vendin e përplasjes me armë kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet.

EMISIONET