Qeni besnik ngordh 15 minuta pasi pronari i tij humbi betejën me kancerin e trurit

Një pacient me kancer në tru dhe qeni i tij kanë ndërruar jetë vetëm 15 minuta larg nga njëri-tjetri.

Stuart Hutchison u diagnostikua me tumor truri në 2011, dhe u shërua në 2014 por sëmundja u kthyer sërish në 2018 kur kanceri u përhap në kockat e tij.

25-vjeçari, i cili u martua me bashkëshorten e tij Danielle, 22 vjeç, në janar, ishte shumë i lidhur me bulldogun e tij dy-vjeçar francez, Nero.

Dhe kur Hutchison ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Skoci në fillim të këtij muaji familja e të riut zbuloi se qeni ngordhi 15 minuta më vonë.

Çifti kishte edhe një qen tjetër, Nalan, katër vjeç dhe Amelian, qenushen e Nalës dhe Neros.

Por për fatin e tyre tragjik i riu dhe qeni i tij besnik vdiqën më 11 gusht.

'Stuart vdiq rreth orës 01:15 të mëngjesit atë ditë, dhe Nero ngordhi afërsisht 15 minuta më vonë,”-tha nëna e Hutchison, Fiona Conaghan.



EMISIONET