Qëlloi me armë Fast-foodin, arrestohet shqiptari i "tërbuar". I gjendet kokainë e "lumë" eurosh

Pas vetëm disa orësh hetime intensive dhe komplekse, karabinierët në Padova kanë arrestuar një 38 vjeçar shqiptar që jeton në këtë zonë.

Ervis Rakipi, akuzohet se ka qëlluar me armë në drejtim të një Fast-Food-i në Rrugën "Cavazzana", pak pas mesnatës së shkuar. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti lëndë narkotike, duke rënduar kështu pozitën penale.

Hetimet 

Menjëherë pas incidentit, karabinierët e Padovës kanë mbikëqyrur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e të shtënave me armë, njëri prej të cilëve qëlloi në drejtim të Fast-Food-it.

Imazhet e kamerave zbuluan tre persona, të cilët kishin mbërritur në vendngjarje në bordin e dy automjeteve, Fiat 500L.

Gjatë ndjekjes, policia gjurmoi makinat, ku njëra prej tyre ishte vendosur në një pikë parkimi, ndërsa në makinën e dytë janë parë një burrë dhe një grua, të cilët u ndaluan nga policia menjëherë.

Ai ishte 38 vjeçari shqiptar, ndaj të cilit u ushtrua një kontroll i imtësishëm personal dhe më pas në banesë.

Policia ka gjetur 10 porcione me lëndë narkotike kokainë me një peshë totale 110 gram, marihuanë, 9 telefona celularë, një shufër teleskopike dhe shuma prej 21,920 euro, para që mendohet se kanë ardhur nga shitja e drogës.

Shqiptari pranoi autorësinë e sulmit me armë duke deklaruar se ishte "tërbuar" pas një sulmi nga tre tunizianë, që e kishin goditur atë me shishe dhe me grushte.

Policia nuk ka gjetur ende armën e përdorur, ndërsa Ervis Rakipi është dërguar në burgun e Padovës në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Hetuesit vazhdojnë hetimet për të përcaktuar identitetin e personave të tjerë të përfshirë në krim dhe për të gjurmuar armën e përdorur të zjarrit.


/S.Ll/


EMISIONET