Qëllohet për vdekje transgjinorja

Qëllohet për vdekje transgjinorja

Një grua transgjinore është qëlluar për vdekje në Dallas, Teksas, sipas policisë lokale. Muhlaysia Booker u gjet e vdekur në një rrugë mëngjesin e së shtunës.

Policia është e paqartë nëse bëhet fjalë për një krim urrejtje apo i motivuar nga hakmarrja.

Muajin e kaluar, Booker u sulmua gjatë një aksidenti, dhe ngjarja u filmua e u shpërnda në mediat sociale.

Policia e Dallas nuk pranoi të komentonte nëse ajo kishte marrë kërcënime me vdekje para vrasjes. Ndërsa shtuan se nuk ka prova që lidhin Edëard Thomasin, 29 vjeçarin i cili u akuzua për sulmin kundër saj në prill.

Booker u përplas me një automjet tjetër në një parking në prill. Raportohet se shoferi i drejtoi armën dhe nuk pranoi ta linte të largohej nëse nuk paguante dëmin.

EMISIONET