Qëllohet me breshëri kallashnikovi drejt një lokali në Fier

Qëllohet me breshëri kallashnikovi drejt një lokali në Fier

Breshëri kallashnikovi janë qëlluar drejt një lokali në Fier. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:30 në lagjen "Kastrioti", përballë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve.

Në momentin që është qëlluar lokali ishte i mbyllur dhe vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja.

Ka qenë pronari i lokalit që ka vënë re të dëmtimet në lokale mëngjesin e së hënës (14 janar).

"Sot rreth orës 08:00, në lagjen "Kastriot", pronari i një Bar-Kafeje, ka konstatuar xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mund të jetë qëlluar me armë zjarri gjatë natës,"-raporton policia.

Dyshohet se është qëlluar nga brenda makinës.


EMISIONET