Që kur partnerja 9 vjet më e madhe lindi vajzën, bashkëshorti merr vetëm fyerje, jo seks

Që kur partnerja 9 vjet më e madhe lindi vajzën,

Marrëdhënia seksuale e një cifti ka përfunduar pasi u bënë prindër. Kjo gjë duket se nuk i pëlqen aspak burrit të shtëpisë, i cili ndihet i ofenduar dhe i fyer vazhdimisht nga partnerja 9 vite më e madhe.

Në letrën e dërguar për psikologen Deidre, ai kërkon një mënyrë për të përmirësuar jetën seksuale.

Letra: Një vit më parë, lidhja me nënën e vajzës time ishte e përkryer. Tani marr vetëm komente sarkastike dhe fyerje. Unë jam 24 vjec, partnerja ime është 33 vjece. Kemi pasur një jetë të mirë seksuale në fillim, por kemi kryer marrëdhënie vetëm një herë pas lindjes.

Nuk është vetëm seksi. Ajo u bë e ftohtë me mua dhe ndihesha shumë i refuzuar. Ne patëm një zënkë dhe më nxorri jashtë.

Më pas më kërkoi dhe u përpoqëm të rregullonim gjërat, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ajo është shumë e rreptë me mua dhe thotë se fokusi i saj është vajza. Kam hequr dorë nga përpjekja për të folur me të sepse më thotë se duhet të rritem.

E di që nuk jam i përsosur, por kam një punë të mirë dhe dua të jem baba e partner i mirë gjithashtu.

Deidre: Duket sikur partnerja jote ndjen sikur ka shumë punë dhe ndjen përgjegjësi të madhe ndaj vajzës, të cilën e shfaq.

Pyete se cfarë do ndryshonte ndjenjat e saj për ty. Le të shpresojmë se do jeni në gjendje të krijoni një fillim të ri së bashku.

EMISIONET