Në vendin tonë kanë nisur të qarkullojnë dy viruse, ai i tipit A dhe B. Ekspertët e shëndetit thonë se janë viruse të njohura për vendin dhe se nuk ka vend për panik. Për epidemiologët, Shqipëria ende nuk është në epidemi gripale ndërsa në një javë raportohet për 11 mijë persona të prekur me infeksione respiratore.

Mbi 11 mijë persona në një javë në të gjithë Shqipërinë marrin mjekim për infeksion respirator. Ekspertët e Shëndetit Publik thonë se nuk ka vend për panik, pasi ende nuk mund të flitet për epidemi gripale, ndërsa në vendin tonë kanë nisur qarkullimin dy tipet e viruseve; ai i tipit A dhe B.

Simaku: Aktualisht qarkullon virusi B dhe AH1. Jemi shumë larg pragut epidemik dhe nuk ka vend fare për panik për popullatën. Infeksione respiratore paraqiten rreth 11 mijë persona në javë.

Eksperti i ISHP-së, Artan Simaku, tha se viruset janë ato që kanë qarkulluar edhe vitet e kaluara. 

Simaku: Janë viruse të zakonshëm  stinorë, kanë qarkulluar edhe në sezonin e mëparshëm.

Vaksinimi rekomandohet për kategoritë risk.

Simaku: Janë fëmijët e vegjël mbi 6 muajsh, gratë shtatëzëna, personat e moshës së tretë dhe personat me sëmundje kronike.

Fluksi është i ngjashëm me atë të dimrit të vitit 2015. Edhe vendet e rajonit kanë të njëjtin trend përsa i takon qakullimit të viruseve. 

Në Italinë fqinje deri tani virusi ka prekur mbi 7 milion shtetas.

/Ora News.tv/