Gazetari Roland Qafoku i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk do të largohet nga posti i ministrit në shtator.

Qafoku: Nuk jam dakord që Rama në shtator ka parashikuar lëvizje. Për çfarë do ta largojë Xhafën? Xhafaj do të qëndrojë ministër i Brendshëm, por nuk do të ketë atë fuqi politike që ka pasur. Është gjithmonë nën vëzhgimin e kryeministrit, unë të mbrojtja dhe të mbështeta dhe gjithmonë i varur nga Italia. Xhafaj mund të surprizojë të gjithë dhe të japë dorëheqjen.  


/Ora News.tv/