"Pyet gjyshërit", djepi me plis merr çmimin special në konkursin kombëtar

"Pyet gjyshërit", djepi me plis merr çmimin special

Djepi karakteristik me plis rrëmben çmimin special në konkursin kombëtar "Pyet gjyshërit".

Ideja e punimit është marrë nga jeta dhe vuajtjet në periudhën e komunizmit dhe diktaturës në vite.

Instalacioni jep simbolin e jetës dhe vdekjes duke dhënë një mesazh universal për jetën.

"Pyet gjyshërit", një reflektim i ndërsjelltë mes brezave, shpalli 30 fitues nga 430 pjesmarrës nga të gjithë rrethet.

Ndër ta, katër morën çmimin e parë. Rrëfimet e gjyshërve mbi përjetimet e periudhës së diktaturës ishin në qendër të punimeve.

Konkursi kishte si synim ndërgjegjësimin e të rinjve dhe shoqërisë shqiptare mbi të shkuarën, në mënyrë që e kaluara të mos mbetet vetëm peng i kujtimeve të atyre që e jetuan.

EMISIONET