Putin zhytet në ujë të akullt për festën tradicionale

Putin zhytet në ujë të akullt për festën tradicionale

Presidenti rus Vladimir Putin sfidoi temperaturat e acarta, duke u kredhur në ujërat e akullta të liqenit Seliger në veri të Moskës, në kuadër të kremtimit të Epifanisë Ortodokse, që përkujton pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan. 

Televizioni shtetëror rus përcolli imazhet e presidentit Putin, të veshur në pallto dhe çizme, duke marshuar drejt liqenit të ngrirë e më pas duke kryer ritualin. Temperatura e ajrit e regjistruar në atë moment arrinte në -6 gradë Celsius.

I rritur nën regjimin komunist, ku manifestimi i besimit shihej jo mirë nga shteti, Putin është kthyer në një ndjekës të rregullt të ceremonive ortodokse ruse që pas marrjes së presidencës.

 65-vjeçari madje i ka dhënë Kishës një zë të fuqishëm në shoqëri. Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që lideri i Kremlinit shfaqet në publik pa bluzë. Imazhet e Putin duke peshkuar në një liqen malor në Siberi në gusht 2009 apo duke kalëruar gjatë një dite festive siberiane kanë bërë xhiro në mediat botërore.

Tradicionalisht, banja në lumenjtë dhe pellgjet e ftohta të akullnajave zhvillohet gjatë natës së 18-19 janarit. Koha për Epifaninë e këtij viti ishte më e butë se zakonisht, me temperaturën pranë Liqenit Seliger, rreth gjashtë ose shtatë gradë Celsius nën zero.

EMISIONET