Vladimir Putin deklaroi se do të kërkojë një tjetër mandat si president në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen vitin tjetër.

Këtë deklaratë Putin e bëri gjatë një fjale të mbajtur me punëtorët në një fabrikë makinash në qytetin Volga të Nizhny Novgorod.

“Do të paraqes kandidaturën time për postin e presidentit të federatës ruse” tha ai. Z. Putin është në pushtet që nga viti 2000, ose si president apo si kryeministër. Nëse ai fiton zgjedhjet e marsit ai do të ketë të drejtë të shërbejë deri në vitin 2024. Gazetarët rusë thonë se Putin do ta ketë të lehtë fitoren

/Ora News.tv/