Putin po "teston" Perëndimin? Moska i "përvishet" Britanisë së Madhe

Putin po "teston" Perëndimin? Moska i "përvishet"

Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar Britaninë e Madhe të martën se po mundohet t’i imponojë Bashkimit Europian dhe SHBA-së politikat e saj kundër Rusisë.

Konferenca për shtyp e Lavrov erdhi si reagim ndaj një iniciative të ndërrmarrë nga Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, i cili tha përballë një audience në Uashington të martën, se Londra kërkon që BE-ja dhe SHBA të rrisin sanksionet kundrejt Moskës.

Lavrov: "Është e qartë për të gjithë se sanksionet kundër Rusisë nuk janë për shkak të Ukrainës, as për shkak të Krimesë, por për të përdorur konkurrencën e pandershme dhe për të nxitur politika që synojnë të pengojnë zhvillimin e Rusisë".

Lavrov tha se Moska i ka ofruar Mbretërisë së Bashkuar shumë mundësi për tu ulur së bashku dhe për të diskutuar rreth problemeve dypalëshe, por Briatania ka refuzuar, pasi sipas Ministrit të Jashtëm Londra ka mbivlerësim ndaj vetes.

Në fjalimin e tij të parë të madh që prej emërimit të tij në korrik, Ministri i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, u shpreh Presidenti rus Vladimir Putin po "teston" Perëndimin.

EMISIONET