Putin nderon Daçiç me Urdhrin e Miqësisë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nderoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, me Urdhrin e Miqësisë, për kontributin e tij në forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit me Rusinë.
Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate për shpërblimin e shtetasve të huaj, të nënshkruar nga presidenti rus, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Urdhrin e Miqësisë, vitin e kaluar, e ka marrë ish-presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç.
Ky çmim shtetëror i Rusisë jepet që nga viti 1994 për shtetasit e huaj, për merita të veçanta në forcimin e paqes, miqësisë, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis popujve./REL