Putin: Islami tradicional pjesë e rëndësishme e Rusisë, do të hapim universitete

Putin: Islami tradicional pjesë e rëndësishme e Rusisë, do

Rusia do të vazhdojë të mbështesë arsimin islam, i cili luan një rol kyç në trajtimin e ideve shkatërruese të përhapura midis të rinjve myslimanë në vend, tha Presidenti Vladimir Putin.

Autoritetet ruse do të "mbështesin patjetër" arsimin islam nëpërmjet "universiteteve të mëdha shtetërore" dhe mjete të tjera, tha presidenti gjatë një takimi me klerin më të lartë mysliman të vendit në Kazan të mërkurën.

Roli i edukimit mysliman midis të rinjve është i rëndësishëm, pasi ka shumë probleme dhe ide të dëmshme në këtë fushë, tha Putin. Grupet radikale si Shteti Islamik (IS, ish-ISIS) po punojnë për të përhapur ideologjinë e tyre dhe për të rekrutuar anëtarë të rinj në mesin e të rinjve në rajonet myslimane të Rusisë.

"Këto ide, madje edhe ato shkatërruese, mund të trajtohen vetëm në një mënyrë - nëpërmjet ideve të tjera. Ato, që po promovohen dhe u mësohen njerëzve në Akademinë Teologjike, e cila u krijua këtu [në Kazan] dhe në akademi dhe institucione të tjera arsimore ... në Moskë, Ufa dhe Kaukaz,"tha ai.

Gjatë takimit, Putin theksoi se "Islami tradicional është një pjesë e rëndësishme e kodit kulturor të Rusisë dhe se bashkësia myslimane është pa dyshim një pjesë shumë e rëndësishme e popullsisë shumëkombëshe ruse". Sipas regjistrimit të vitit 2002, kishte 14.5 milionë myslimanë nga Rusia, e cila përbën rreth 10 për qind të popullsisë.

Putin gjithashtu vlerësoi organizatat myslimane ruse për punën e tyre në nivel ndërkombëtar.

EMISIONET