Putin dhe Merkel takohen në Berlin, priten zemërime nga administrata Trump

Putin dhe Merkel takohen në Berlin, priten zemërime nga administrata

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan në Berlin për të diskutuar projektin e tubacionit të gazit Nord Stream 2, të cilin Trump e quajti një "gabim të tmerrshëm".

Takimi ka gjasa të shkaktojë zemërim nga administrata Trump, pasi presidenti amerikan tha se ishte një "tragjedi" që Gjermania kishte rënë dakord për marrëveshjen e tubacionit me Rusinë, duke e akuzuar Berlinin se është një "rob" i Moskës përmes pjesëmarrjes në projekt.

Projekti i gazsjellësit Nord Stream 2 prej 11 miliardë dollarësh synon të dyfishojë kapacitetin aktual vjetor të tubacionit ekzistues prej 55 miliardë metra kub.

Putin dhe Merkel pritet gjithashtu të flasin për çështje të tjera, duke përfshirë Sirinë dhe Ukrainën.

EMISIONET