Liverpool është kampione e Europës, çka bëri që rrugët e shumë qyteteve të pushtoheshin nga ngjyra e kuqe. Por, "The Reds" nuk janë fituesit e vetëm, pasi ajo e vërteta është padiskutim Kinsey Wolanski.

Bukuroshja që guxoi për të "thyer" barrierat dhe për të shkelur fushën e blertë është skalitur thellë në mendjen e tifozëve, madje edhe më shumë se golat e Salah dhe Origi.

Pas këtij akti, Wolanski u shoqërua në ambientet e jashtme të stadiumit, diçka që vërtetohet nga videot e publikuara në "Instagramin" e bukuroshes. Por befasia nuk është këtu. Guximi i Wolanski u shpërblye me një dhuratë surprizë nga UEFA.

Kjo lëvizje është bërë publike nga Wolanski, që në profilin e saj në "Twitter" ka treguar një biletë prestigji të marrë nga një punonjës i UEFA-s. \

"Një djalë shumë i ëmbël që punon për UEFA-n më dha këtë pllakatë në aeroport", është komentimi për imazhet.

Nuk dihet nëse djaloshi është me të vërtetë punonjës i UEFA-s, por nëse do të ishte kështu, nuk do të ishte e habitshme. Pas të gjitha, është e pamohueshme se ishte protagonizmi i Kinsey që tërhoqi vëmendjen e mbarë botës në finalen e së shtunës në "Wanda Metropolitano".

/Ora News.tv/