Regjisori dhe skenaristi i njohur Gjergj Xhuvani punoi i përkushtuar deri në momentet e fundit të jetës së tij. 

Qendra Kombëtare e Kinematografisë thotë se ai u nda nga jeta më 14 gusht 2019 në Romë, teksa ishte duke mbyllur detajet e fundit të filmit të tij më të ri “Liqeni Im”.

Sipas mjekëve, regjisori i njohur ka pësuar një atak kardiak në një spital të Romës ku u dërgua pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Një nga regjisorët më të suksesshëm të kinemasë shqiptare, Xhuvani u shqua që në veprat e tij të para kinematografike, duke realizuar deri në moshën 55-vjeçare, 4 filma të shkurter, 6 filma artistikë, dokumentarë, serialë televiziv. Mban autorësinë e 2 novelave dhe artikujve të tjerë. I pazëvendësueshëm do të jetë edhe kontributi i tij në shumë breza kineastësh, si pedagog në Universitetin e Arteve.

Ilir Butka, Presidenti i Qendres Kombëtare të Kinematografisë publikon në facebook foto nga sheshxhirimi i filmit "Liqeni im" dhe shton se Xhuvani ndodhej në Romë për montazhin e filmit.  

Projekti i filmit "Liqeni im" ishte nje bashkeprodhim i mirfillte midis Ballkanit, Shqiperise, Kosoves, Kroacise dhe Italise. Projekti u mbeshtet edhe nga Eurimages ku fitoi piket maksimale.

(Gjergj Xhuvani, në mes. me miqte)

(Foto nga momentet e xhirimit të filmit "Liqeni im" në Romë)

/Ora News.tv/