Punëson një modele për të provuar të dashurin e saj, por zbulon se ai pret fëmijë me dikë tjetër

Një vajzë, e cila ishte e bindur se i dashuri i saj ishte gati për t’i propozuar për martesë, vendosi t’i ngrejë një kurth për ta vënë në provë, por rezultati ishte i tmerrshëm.

Duke u shfaqur në kanalin YouTube për të kapur ‘mat’ të dashurin e saj, gruaja e paidentifikuar tha se partneri i saj ishte duke vepruar " çuditshëm" dhe donte të arrinte të kuptonte sjelljet e tij.

Bjondja, e cila pretendon të jetë trashëgimtare e një dyqani ëmbëlsirash, tha: "E pashë historinë e tij të kërkimit dhe ishte një unazë.

"Unë mendoj se ai është duke vepruar  çuditshëm, sepse  do të më propozojë mua për martesë."

Ajo shtoi: "Familja ime kurrë nuk e ka miratuar këtë lidhje. Shpresoj që t'i provoj atyre se e kanë gabim. "

Pas këtij takimi, organizatorët e kurthit të supozuar, të cilët mburren me më shumë se 2.6 milionë ndjekës në YouTube, dërguan një modele të quajtur Sofie për të flirtuar me njeriun që nuk dyshon, i cili ishte në një kafene gjatë pushimit të tij të  punës.

E dashura e shqetësuar e pa skenën kur “burri i saj” e lejon modelen të ulet dhe pastaj fillon flirtimin dhe shkëmbimin e llogarive të Instagram-it.

Për ‘tmerrin’ e saj, djali që dashuronte pati një vallëzim të shkurtër me modelen.

Por, u qetësua disi kur partneri i saj i tregon modeles se ai është në një marrëdhënie.

Megjithatë, gjërat morën një kthesë të errët kur doli që "e dashura" që ai përmendi nuk është bjondja që shihte videon, e cila është parë pothuajse 250.000 herë, por dikush tjetër.

Djali takon të dashurën ‘e vërtetë’ kësaj radhe e cila shkoi në kafende, ndërkohë që vajza që kishte punësuar modelen pyeste e terrorizuar duke ndjekur pamjet: “Kush është ajo?”

Dhe vetëm atëherë kur ky trekëndësh i çuditshëm i dashurisë nuk mund të duket më keq, atëherë zbulohet se çifti në fakt ka qenë në lidhje dashurie për dy vjet dhe e dashura e tij "e vërtetë" pretendon se është shtatzënë.

Çuditërisht, e dashura që shihte videon shpërtheu në lot ndërsa e kupton se partneri i saj po bën një jetë të dyfishtë dhe video përfundon në përballje me të.

Djali as që kërkon falje, ndërsa ajo i thotë: "Ty as nuk të vjen keq" dhe përfundon në shpërthime lotësh.

EMISIONET