Christian Pulisic mund të largohet nga Borussia Dortmund dhe nëse klubi i interesuar për talentin amerikan duhet të paguaj një shifër jo më pak se 100 milionë euro.

Sulmuesi 19 vjeçar po shkëlqen këtë sezon me verdhezijtë dhe sipas "Sport1" ka tërhequr vëmendjen e disa shumë skuadrave europiane, mes tyre Liverpooli-t, Manchester United dhe Bayern Munich, dhe mund të vendosen të largohen nga "Signal Iduna Park" që në merkaton e kësaj vere.

Megjithatë drejtuesit e Borussias së Dortmundit po tentojnë të rinovojnë kontratën e yllin e tyre, kontratë që skadon në qershor të vitit 2020.

Pulisic është një lojtar që ka dal nga akademia e amerikanëve të "Pennsylvania Classics" dhe është pjesë e 8 herë kampionëve të Gjermanisë prej korrikut të 2015-s.

Me verdhezijtë amerikani ka zhvilluar 58 takime duke shënuar dhe 9 gola.

/Ora News.tv/