Pukë, i riu aksidentohet me "Fuoristradën" sapo del nga oborri i shtëpisë

Pukë, i riu aksidentohet me "Fuoristradën" sapo del nga

Nje aksident me makinë për pak sa nuk i kushtoi jetën mbrëmjen e sotme një 18 vjeçari në fshatin Dedaj të Pukës.

Nga deklarimet e para të familjarëve, mesohet se shtetasi me iniciale A.M pak metra pasi ka dalë nga oborri i banesës tij, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga me mjetin e tij tip "Fuoristradë".

Si pasojë e përplasjes, i riu ka mbetur i plagosur rëndë. Policia thotë se ai u paraqit në urgjencën e Pukës rreth orës 19:20.

Sipas mjekëve, i plagosuri paraqitet në gjendje të rëndë shendetësore.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET