Publikohet kalendari i Putin, përfshihen edhe foto topless

Presidenti rus, i cili pëlqen të tregojë shpesh jetesën e tij është tani pjesë e një kalendari me 12 fotografi.

Kopertina e kalendarit, që është e përkthyer në 8 gjuhë tregon liderin duke përkëdhelur një leopard.

Më pas, ai shfaqet në një motor në qytetin Novorossiysk. Një fotografi ku është pothuajse tërësisht i zhveshur tregon Putin me një armë në dorë, në mes të një pylli ku duket se ka dalë për gjueti.

Pamjet e tjera përfshijnë momente kur është serioz, ushtron hobin e peshkatarit apo karateistit. Kalendari shitet në vende të ndryshme të botës për vetëm 16 paund.

Për foto tjera klikoni këtu: Vladimir Putin

EMISIONET