Publikohet hiti i Ledri Vulës për "vajzën e pisët"

Publikohet hiti i Ledri Vulës për "vajzën e pisët"

Para pak ditësh, u publikua audio e projektit më të ri muzikor ku merr pjesë edhe Ledri Vula.

"Nasty girl" nga reperi i famshëm shqiptar, në duet me Eaz dhe Xen është publikuar sot me klip dhe është pëlqyer që në momentet e para.

Flitet për një vajzë 'të pisët' që është tepër seksi dhe nuk ka bërë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Nuk dihet nëse teksti është shkruajtur për një femër në jetën e reperëve apo është rastësi kjo përzgjedhje. Kujtojmë se ka kohë që Ledri nuk po përflitet për histori dashurie, prandaj askush nuk e di nëse ka nisur romancë të re këto kohët e fundit.

Kënga është krijuar për të hyrë në tregun ndërkombëtar, ndonëse është në gjuhën shqipe.

Eaz dhe Xen po zhvillojnë karrierën e tyre në Gjermani dhe janë të njohur për këngën "Ale".

EMISIONET