Mediat greke kanë publikuar një video të vrasjes së mafiozit të njohur grek, Vasilis Stefanakos, i cili u ekzekutua në mes të muajit janar.

Videoja e marrë nga kamerat e sigurisë tregon pritën vdekjeprurëse ndaj udhëheqësit të dyshuar të mafies greke.

Video tregon momentin kur Stefanakos bie i vdekur përtokë, pasi pritës së vendosur ndaj tij.

Ideoja 29 sekonda sipas mediave greke, tregon lëvizjen e vrasëve.

Siç do ta shihni, autorët arrijnë në pikën ku viktima del nga zyrat e kompanisë dhe përpiqet të hyjë në BMW-në gjysmë të blinduar. Vrasësi që mban një armë  Kalashnikov shkon në një distancë prej 60 metrash në vetëm 9 sekonda.

Atentatori arrin pikë ku ndodhet Vassilis Stefanakos dhe zbraz armën e tij mbi trupin e 57 vjeçarit.

Atentatori më pas hipën në bordin e një motori dhe zhduket.

Oficerët e policisë janë të bindur se ekzekutorët janë vrasës profesionistë që vepruan shpejt, duke mos përjashtuar mundësinë e ardhjes nga jashtë për qëllimin e vetëm të ekzekutimit të kontratës së vdekjes.

/Ora News.tv/