Atletiko fiton Superkupën e Europës, Reali vuan mungesën e Ronaldos

Duket se mungesa e Ronaldos e ka penalizuar Real Madridin, i cili humbi sfidën e Superkupës së Europës përballë Atletiko Madridit.

Ndeshja e zhvilluar në Tallin të Estonisë përfundoi me rezultatin 2-4 pas 120 minutave lojë. Kanë qenë golat e Koke dhe Niguez në kohën shtesë që i dhanë fitoren Atletikos.

Gjatë kohës së rregullt dy skuadrat arritën të shënonin plot 4 gola gjithsej por nuk mjaftuan për të nxjerr një fitues, që u mbyll me rezultatin  e barabartë 2-2.

Një takim i nisur praktikisht me gol për Atletikon, me sulmuesin Diego Costa që shënoi akoma pa u plotësuar minuta e parë. Reagimi i "madrilenëve të mëdhenj" ishte i shpejtë, me Karim Benzema që barazoi shifrat brënda fraksionit të parë. Me nisjen e pjesës së dytë, dy teknikët menduan të ndryshojnë diçka në organikë, me Lopetegui që hodhi në fushë Modric dhe Simeone nga tribuna që aktivizoi Correa.

Për të parë golin e avantazhit duhej të vinte minuta e 69-të e takimit, me Ramos që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por kur u duk se trofeu do të shkonte në duart e Realit, ishte sërish Diego Costa ai që prishi festën. I shërbyer nga Correa ai shtyu për herë të dytë në rrjetë sferën dhe dërgoi në shtesë takimin.





EMISIONET