Skocia kthen kuqezinjtë me këmbë në tokë, Kosova kap kreun (VIDEO)

Shqipëria ka regjistruar humbjen e parë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë mposhtur në transfertën e Glasgow 2-0 nga Skocia.

Në stadiumin “Hampden Park” djemtë e drejtuar nga Christian Panucci nuk arritën të dilnin asnjëherë në lojën e zhvilluar 3 ditë më parë ndaj Izraelit, duke u dorëzuar përballë forcës së vendasve. Që takimi do të ishte i vështirë për kuqezinjtë u duk që në minutat e para, me McGregor dhe Naismith që tentuan me të gjitha mënyrat për ta kaluar në avantazh Skocinë.

Kur po kronometrohej minuta e 24-t, Skocia tregoi forcën në sulm, duke goditur dhe shtyllën. Ndërsa në fundin e pjesës së parë, Naismith mori kordinatat e portës së Strakoshës, duke tundur rrjetën në pozicion jashtë lojë. Me rikthimin në fushë, sulmuesi i Hearts shfrytëzoi shtatlartësinë e tij dhe në tentativën për të ulur drejt qendrës një krosim e përplasi në kokën e mbrojtësit të kuqezinjve, Berat Djimsiti, i cili e depozitoi fatkeqësisht topin në rrjetë.

Një "gjysëm autogoli" ndodhi edhe në minutën e 68-të, me Naismith që përfitoi në maksimum nga një dalje e gabuar e Thomas Strakoshës, për ta dërguar me kokë sferën në fundin e rrjetës dhe për t'i hipotekuar fitoren Skocisë.

Me këtë fitore Skocia ngjitet në krye të grupit 1 të Ligës C, në kuotën e 3 pikëve, aq sa Shqipëria por me golavarazh më të mirë se kuqezinjtë.

Ndryshe nga Shqipëria, kombëtarja tjetër shqiptare, Kosova ka arritur të marrë fitoren e parë në një ndeshje kompetitive. Dardanët mposhtën pastër Ishujt Faraoe, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme debutimin në stadiumin "Fadil Vokrri". Golat e shënuar nga Zeneli dhe Nuhiu i dhanë 3 pikë mjaft të rëndësisshme kombëtares së drejtuar nga Bernard Challandes që ngjitet në krye të grupit 3 të Ligës D, duke hedhur një hap të madh përpara.


"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

90' Mbyllet takimi

90+1' Largohet Veseli, ne loje Mihaj

90' Akordohen 3 minuta shtese

69' Goditje nga kendi per Skocine, Niesmith perfiton nga nje dalje e gabuar e Strakoshes dhe shenon per 2-0

 

66' Zevendesim te Shqiperia, Ndoj i le vendin Manaj

58' McGregor merr krahut, tenton te godas, por Veseli mbyll

52' Lilaj tenton nga larg, McGregor pret ne dy kohe

47' Djimsiti i pafat, Skocia kalon në avantazh

 

46' Zevendesim te kuqezinjte, Gavazaj i le vendin Prenges

46' Nis pjesa e dyte

45' Mbyllet pjesa e pare: Është mbyllur në barazim 0-0 pjesa e parë në "Hampden Park" mes Skocisë dhe Shqipërisë. Një 45 minutësh i cili pa vendasit më kërkues, ku në njërin nga aksionet e tyre sulmuese arritën të godisnin  dhe shtyllën. Në fundin e fraksionit të parë, Naismith gjeti dhe rrjetën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të sulmuesit.

41' Skocia gjen golin, por anullohet per pozicion jashte loje te Naismith


24' Skocia prane golit, shtylla i ndal festën


18' Faull ndaj Lilaj, McDonalds ndeshkohet me te verdhe


15' Nderhyrje e gabuar nga Souttar ndaj Ndojit, ndeshkohet me karton te verdhe


5' Goditje denimi per vendasit. McGregor tenton porten por Strakosha tregohet i vemendshem duke grushtuar


1' Nis takimi ne “Hampden Park”


Këto janë formacionet zyrtare:



EMISIONET