PSG "ultimatum" Emery: Fito Champions-in ose largohu

PSG "ultimatum" Emery: Fito Champions-in ose largohu

Paris Saint Germain viziton "Santiago Bernabeu-n" këtë mesjavë në kuadër të çerekfinales së Uefa Champions League dhe duket se drejtuesit francez pretendojnë që të kalojnë në fazën tjetër, duke i vendos ultimatum trajnerit të tyre Unai Emery.

Numri një i stolit të PSG-së pati luksin të zhvillonte një ndër afatet kalimtare më të shtrenjta dhe më cilësore se çdo skuadër tjetër evropiane dhe sipas mediave franceze transferimet e kryera nuk u realizuan vetëm për të fituar kampionatin, por edhe trofeun e Uefa Champions League.

Nisur nga ky objektiv eksperienca e Unai Emery në kryeqytetin francez mund të përfundojë më shpejt nga ç’ishte menduar, pra nëse PSG nuk siguron fazën gjysmëfinale të Championsit, tekniku spanjoll do të ndërpriste në mes aventurën e tij në "Parc de Prince".

Për t’i paraprirë situatës, sheiku i PSG-së, Naser Al-Khelaifi ka gati emrin e pasuesit dhe ai është Zinedine Zidane.

EMISIONET