Paris Saint-Germain nuk di të ndalet në merkato. Pas Neymar dhe Mbappe, klubi i Al Kelaifi është i gatshëm për të ofruar një tjetër ofertë stratosferike, me parisienët që do të përpiqet të nënshkruajë në janar me portierin e Atletico Madrid ,Jan Oblak.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e PSG duket se nuk kanë besim tek dy portierët Trapp e Areola dhe si zgjidhje shohin sllovenin e Atletiko Madrid, me “Los Colcheoneres” që mund ta lë të lirë 24 vjeçarin për një shifër prej 100 milion eurosh, shifër kjo e përballueshme nga klubi francez.

/Ora News.tv/