PSG nuk fal, fiton për herë të katërt rrjesht Kupën e Francës

PSG nuk fal, fiton për herë të katërt rrjesht Kupën e

Paris Saint Germain është kampion i Kupës së Francës për sezonin 2017-2018.

Kryeqytetasit nuk i lanë vend surprizave, duke mposhtur me shifrat e pastra 2-0 Les Herbiers, dhe duke e dërguar në katër tituj radhazi fitimin e këtij kompeticioni.

Dominimi i të besuarve të Unai Emery ishte i pranishëm gjatë gjithë takimit, por pavarësisht kësaj duhej të vinte minuta e 26-të që të zhbllokohej takimi. Ishte mesfushori i talentuar, Lo Celso që kaloi në avantazh PSG-në, me talentin argjentinas që në hyrje të zonë lëshoi një të majtë që u ndal vetëm nga rrjeta.

Edhe pse rastet nuk munguan, për të dyfishuar rezultatin dhe vulosur rezultatin e këtij takimi mendoi Cavani. Pasi fitoi 11 metërshin, uruguajani mori përsipër realizimin e saj, duke tundur për herë të dytë rrjetën.

Me këtë fitore, PSG bën "tripletë" me kompeticionet franceze, pasi më parë kanë fituar titujt e Ligue 1 dhe Kupës së Ligës.

EMISIONET