Pas blerjeve të Marcin Bulka, Bakker, Herrera dhe Sarabria, Paris Saint Germain ka hedhur sytë nga organika e saj.

Kampionët e Ligue 1 po kërkojnë që të formojnë një skuadër konkuruese për sezonin e ardhshëm dhe Thomas Tuchel i ka idetë e qarta. Gjithsesi, përveç shpenzimeve, parisienët kërkojnë që të ruajnë boshtin e skuadrës së sezonit të shkuar.

Kështu, 4 futbollistët Edinson Cavani, Thiago Silva, Layvin Kurzawa dhe Thomas Meunier janë futur në muajit e fundit të kontratës dhe marrëveshja me ta duhet të marrë zgjidhje. Të gjithë do të jenë të lirë të negociojnë me ekipet e reja që prej 1 janarit dhe koha te PSG është mjaft e shtrenjtë.

Gjithsesi, fillimisht PSG duhet të marrë konfirmimin e lojtarit për të nisur negociatat dhe më pas i duhet t'i ofrojë kontratën që e bind të qëndrojë gjatë në "Parc des Princes".

/Ora News.tv/