PSG kuotohet si favoritja kryesore për të fituar Championsin

PSG kuotohet si favoritja kryesore për të fituar Championsin

Me ardhjen e Neymar dhe Mbappe, skuadra e PSG është kthyer në një makineri golash. Kjo u pa dhe në ndeshjen e fundit të Championsit ku ekipi i Emery shkatërroi Celtic.

Fitorja me goleadën 7-1, e dërgoi në 24 numrin e golave të shënuar nga Neymar me shokë, pas vetëm 5 ndeshjesh (rekord historik në këtë fazë)

Makineria perfekte e ndërtuar nga Unai Emery ka nisur t’i trembë të gjithë, edhe kompanitë e basteve: triumfi i tyre në finalen e këtij edicioni kuotohet me koeficientin 4,50. Ata ndiqen nga Mançester Siti me 5,50, kampionët në fuqi të Realit të Madridit me 6,50, Barcelona (7,50) dhe Bajerni (8,50).

EMISIONET