Ylli i PSG, Neymar nuk do të luaj në ndeshjen e dytë të në Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit pasi u konfirmua se do t’i nështrohet operacionit për  dëmtimin e këmbës.

Neymar ka thyer kockën metarsale në shputën e këmbës kundër Marsejës.

Braziliani do të operohet nga mjeku brazilian Rodrigo Lasmar dhe do jetë jashtë fushave për 2 muaj. Ai do i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në fund të kësaj jave.

"Pas një periudhe fillestare trajtimi prej tre ditësh në përputhje me një protokoll të rreptë mjekësor, është marrë një vendim i përbashkët midis stafit mjekësor, të Paris Saint-Germain dhe ekipit kombëtar të Brazilit", tha PSG në një deklaratë të mërkurën.

"Në miratim me lojtarin, është vendosur që Neymar Jr do të operohet në Brazil në fund të kësaj jave".

Njoftimi vjen pas 24 orësh, ku nga kampi i PSG dhe Neymar treguan mesazhe kontradiktore nëse ai do të operohet apo jo. Klubi me sa duket dëshironte të shmangte hyrjen në sallë të operimit para ndeshjes me Real Madridin.

PSG e pret Real Madridin më 6 mars në Paris, në një ndeshje të vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

/Ora News.tv/