Tredhëmbëshi vazhdon të shënojë, PSG e qetë drejt titullit

Tredhëmbëshi vazhdon të shënojë, PSG e qetë drejt

Paris Saint Germain nuk njeh rival në Ligue 1. Pavarësisht se në "Stade des Costieres" u krijua idea se Nimes do të dilte me pikë nga përballja me kampionët në fuqi Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani arritën t'i japin 3 pikët e radhës skuadrës së drejtuar nga Tomas Tuchel.

Neymar dhe Di Maria i dhanë avantazhin e dyfishtë PSG-së në fraksionin e parë, por në pjesën e dytë Nimes arriti të reagoj, me Bobichon dhe Savanier që vendosen baraspeshën. Megjithatë, "show" i PSG-së nuk kishte mbaruar këtu,  me talentin francez Mbappe që dogji mbrojtjen vendasve për të kaluar në avantazh të tijët. Në minutat e fundit kishte kohë edhe për golin e Cavanit, me uruguajanin që shndërroi në gol një penallti në lëvizje.  

Me këtë fitore PSG mban vendin e parë me pikë të plota pas 4 javësh.

EMISIONET