Pse u sakrealizuan eshtrat e Skënderbeut? Një mundësi shpjegimi

Pse u sakrealizuan eshtrat e Skënderbeut? Një mundësi shpjegimi

Dëshmia e Marin Barletit, sikur turqit e pushtuan Lezhën, shkuan dhe e hapën varrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, pastaj i morën eshtrat, si hajmali, apo talismane të shenjtë, -të veshura me flori dhe argjend për t’i mbajtur, për arsye të një besimi të çuditshëm se do ti sillnin fat dhe ogur mbartësve kudo që të ishin dhe kudo që të shkonin, ka tingëlluar përherë e pabesueshme -si një trill gati mitik.

Të tërë kronikanet, dijetaret dhe letrarët europian që kanë shkruar për Skënderbeun nuk harrojnë ta përmendin motivin e kësaj shfaqjeje të jashtëzakonshme.

Nuk ka pasur nga ana e tyre dyshime, as skepticizëm dhe ironi, as kanë ngulur këmbë për të thënë se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë por është sajuar,- duke stimuluar kështu një poetikë tëveçantë, sui generis të Pasvdekjes së Skënderbeut.

Nga ana tjetër kronikanët turq edhe për shkak të urrejtjes in extrenis nuk e përmendin fare se çka ndodhur me vendvarrimin e Skënderbeut, as për spektaklin gati nëdëlir dhe nëekstazëtë marrjes dhe shkëputjes së eshtrave për t’i përvetësuar, duke menduar se ato eshtra kishin fuqi të mbinatyrshme për t’i mbrojtur nga goditjet e shpatës, nga të gjitha tehet, apo dhe anët e vdekjes ,- duke shprehur kështu një lloj apoteoze të pathyeshmërisë të Gjergj Kastriot  Skënderbeut.

Disa autorë europiane e kanë shpjeguar këtëgjë edhe si një shfaqje të njëbestytnie pagane, misterioze,- madje tëdënueshme nga pikëpamja e krishterë.

Janë shkruar poema dhe rrëfenja për atëçka ndodhi me eshtrat e Skënderbeut pas vdekjes.

Por askush nuk ka dhënë një shpjegim, as nuk ka arsyetuar për diçka, që ta bëj të bindeshme dhe të logjikshme sakralizimin e eshtrave të Skënderbeut.

Hapja e një varri mund të konceptohet para së gjithash si një përdhunim,- pra si një dënim i dytë që pason anulimin e jetës së personazhit nga vdekja.

Por historia e treguar nga Barleti, jo vetëm që nuk i ngjan një përdhunimi të tillë,- por përkundrazi të krijon idenë e njëngazëllimi dhe të një vetëdije të ngulitur tëushtareve turq , -që patën rastin ose dhe dijeni paraprake për të gjetur dhe për ti marr eshtrat në formën e relikeve të shenjta.

Vetë tradita e krishterë –nuk duhet harruar- e ka të përhapur sakralizimin e eshtrave tëshenjtorëve.

Gjatë mesjetës në mënyrë tëveçantë eshtrat e shenjtorëve, ose tënjerëzve të famshëm historikë, jo vetëm vendoseshin me adhurim nëpër reliktuarët e kishave dhe katedraleve,- por ato dhe tregtoheshin, shiteshin nga njerëz të specializuar dhe tregtarë nga më të paturpshmit,- qëbënin dhe falsifikime tërëndomta, por dhe të skajshme të eshtrave qoftë të shkrimtarëve ungjillor, qoftë tëshenjtorëve të tjerë të kohës sëkrishterimit të hershëm ose të mesjetës, madje edhe të kohërave moderne.

Edhe sot në kohën tonë sakralizimi i eshtrave vazhdon të besohet madje modifikohet dhe nderohet nëpër tempujt, altarët, madje organizohen edhe pelegrinazhe të mëdha.

Kurse rasti i eshtrave të Gjergj Kastriot Skënderbeut nuk ka të bëj fare me traditën e krishterë,- ndonëse është pikërisht Skënderbeu që është quajtur nga Papët e Romës si “Atlet i Krishtit” .

Nuk ndodhi asnjë lloj sakralizimi as i varrit të Skënderbeut dhe askush nuk mendoi ta shpallte atë shenjtë (të mos harrojmë se Selia e Shenjtë edhe sot i ka perfeksionuar procedurat për të shpallur shenjtërinë e figurave të saj fetare), -madje as nuk mund të mendohet që eshtrat e Skënderbeut të kishin apo të kenë një adhurim të krishterë.

Po ahere pse ushtarët turq e bën një veprim të tillë ,-pse ata  i mbiquajtën eshtrat e Skënderbeut si çudibërëse dhe fatsjellëse.

Një autor Anonim i librit “Appendice alla Storia di Scanderbeg”, Palermo 1845 shkruan: “kanë qenëshumë ata që me eshtrat e Skënderbeut zbukuruan armët e tyre, duke i qepur këto eshtra të vyera në rroba dhe në trup, duke i veshur me ar dhe që i mbanin si hajmali të shenjta, duke qenë tësigurt se ky luftëtar i jashtëzakonshëm kishte pasur diçka hyjnore”.

Ky autor anonim përcjell një anektodë ose një fakt tëçuditshëm: “kam njohur në Kostandinopojë Osman Angar Veis Efendiun e Divanit, që mbante njërelikt të tillë të Skënderbeut.

Ai, krejtësisht i bindur, më thoshte se nuk do t’ia jepte këtë eshtër të Skënderbeut askujt për asnjëçmim, pasi kështu ishte i sigurt që nuk do të goditej me thikë pas shpine dhe nuk do të vritej në betejë.

Kohë më pas takova në Bosnje të birin, që kishte marr gradën e Pashait, ai më tha se i ati kishte vdekur.

E pyeta se ndoshta ishte vrarë ne Danub me ushtrinë e Vezirit.

Oh, jo, u përgjigj ai, babai im nuk mund të vritej, se kishte me vete një eshtër nga të Skënderbeut, dhe nuk mund ta qëllonte dhe ta priste asnjë shpatë.

Por babai im pati nderin të mbytej në Adrianopojë nga litari i Sulltanit, ndaj të cilit eshtrat e Skënderbeut nuk kishte cilësinë ta ruante.”

Sa e habitshme kjo histori!

Nëse kanë mbijetuar vërtet reliket e eshtrave të Skënderbeut nga shekulli i XV deri në ngjarjet e ndodhura në Bosnje të shekullit të XIX, të mbajtura nga personat, të cilëve iu thuhet dhe emri konkret,- që kanë pasur dhe pozitë, që i përkisninhierarkisë së lartë të Divanit(të pushtetit sulltanor) atëherë mund të themi se edhe të tjerë të ngjashëm ose dhe të ndryshëm i kanë mbartur eshtrat Skënderbejane madje duke i përcjellur njerëzve të afërt nga koha në kohë duke ruajtur gjithmonë legjendarizimin dhe nderimin për këto eshtra.

Një historian gjerman Shloseri  në një nga vëllimet e “Historisë  së Përbotshme” e tregon ngjarjen e nxjerrjes së eshtrave të Skënderbeut,- por shton një hollësi pa e treguar se në cilindokumentacion është mbështetur,- ai thotë, se ushtarët turq që nxorën eshtrat e Skënderbeut ishin Jeniçerë dhe se Jeniçerët e shpallën Skënderbeun “Shenjt”.

A ka ndodhur me të vërtet sakralizimi i eshtrave të Heroit apo kemi mbetur peng të një sajese fantazmagorike dhe kështu jemi të detyruar ose në mënyrë rutinore ta përmendim episodin tronditës dhe gati të pabesueshëm tëshfarosjes dhe të hyjnizimit e eshtrave?

A mund të ketë një lloj shpjegimi ,-qoftë dhe të përafërt ose me dukuri të tjera paralele të traditave?

Për të tërhequr vëmendjen se historiani i shquar amerikan, bashkohor, Noel Malcolm, në librin e tij “Kosova”- botim i Shtepise se librit, Tirane, 2001, shkruan se në mesjetë tek hungarezët ekzistonte ende një zakon i lashtëi nderimit të eshtrave të të vdekurve.

Për Noel Malcolmin tek hungarezët ishte “ndikimi i traditave shumane, të trashëguara prej tyre që nga Azia e Vogël, ata mbanin eshtra magjike të varura në rrobat e tyre (ky dizanjë, ende mund të shikohet në shiritat dhe gajtanët e qëndisur dhe të stolisur në uniformat e ushtarëve hungarezë),- në këto doke nuk besonin vetëm vegjëlia, por edhe paria dhe bujarët hungarezë, -që duke mbajtur kostume të tilla me eshtrat magjike respektonin traditën e të parëve të tyre.”

Këtë traditë mistike dhe shamane e Hungarezëve, të cilët i përkasin të njëjtit grup të familjes gjuhësore me turqit, duket qe ka qenë e njohur dhe e përhapur mjaft.

Kulti i eshtrave të të parëve të cilët pasardhësit e gjallë i mbanin në trup është një kult i përhapur në forma të ndryshme tek shumë popuj.

Kulti i të parëve dokumentohet edhe tek shqiptarët e mesjetës, sëbashku me kultin e armëve.

Mund të pyesim se c’ishin këta jeniçere,- që ngulmuan, e gjetën dhe e hapën varrin e Skënderbeut për t’i marre me ngazëllim eshtrat e tij? Dihet se Jeniçerët ishin të besimit bektashian, një pjesë e Jeniçerëve ishin dhe shqiptarë.

Ka ndonjë teori ose më saktë histori gojëdhënore të shkruar nga Ali Baba Tomori,- që thotë se Skënderbeu ishte në trupën e Jeniçerëve (kjo gjë dëshmohet edhe nga një bashkëkohës i tij  ish jenicer, i quajtur Mihajllovic,-qe e permend  Skenderbeun ne “Kujtimet” e tij  te botuar ne shekullin e XV) dhe se jeniçerët shqiptarë  vazhduan ta ruajnë respektin dhe adhurimin për Skënderbeun- duke e mbajtur emrin e tij si një kod tëfshehtë, -përtë arritur më në fund ta nderonin ritualisht,-ndaj i kane  quajtur eshtrat e Skenderbeut si relike  nderimi dhe kujtese dhe ndoshta tek ky  thelb-mund ta spjegojme gjer fund edhe sakralizimin e eshtrave te Heroit ! 

EMISIONET