Pse dhe çfarë të keqe ka të vendosni pikat mbi 'i'? Noizy reagon për protestën e studentëve

Reperi Noizy është një prej artistëve shqiptarë që ka reaguar për studentët, të cilët kanë mbi 10 ditë që protestojnë për kërkesat e tyre. Ai i këshillon që të pranojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama pasi ai është i gatshëm që t'ia plotësojë të gjitha.

Me anë të një postimi në Instagram, ai rrëfeu se nuk donte të reagonte për këtë cështje por më pas e bëri. "Pse dhe çfarë të keqe ka të uleni dhe të vendosni pikat mbi 'i'?", shkruan ai në postimin e tij drejtuar studentëve, shumë prej të cilëve e ndjekin edhe në rrjete sociale.

Postimi i Noizyt

Të dashur studentë:

Shoh shumë mesazhe për mbështetje, dhe në fillim nuk hezitova dhe e bëra hapur. Por siç e dini çdo gjë në ktë botë e ka një zot shtëpie. Ka drejtor spitali, ka drejtor shkolle, ka drejtor policie, apo prindër që duhen pyetur ose mbase jeni dhe vete i pari shtëpisë si familje e re. Dhe në Shqipëri, duam s’duam, ka një të parë shtëpie, fundja fundit vetë e kemi zgjedh.

Tani nëse unë do doja disa ndryshime do bëja çmos ta ulja babën ose të zotin e shtëpisë për të biseduar se si mund t’ia dalim mbanë! Ndaj për zotin nuk po e kuptoj se PSE dhe ÇFARË të keqe ka të uleni dhe të veni pikat mbi i? Kur vetë kryeministri po ju ofron takim dhe po thotë se jam i gatshëm për t’i plotësuar të gjitha kërkesat, madje dhe më shumë se ç’kërkoni, mos vallë është politike gjithçka?

Nëse po, atëhere ky o turp, një herë që patëm në dorë të bënim diçka për veten tonë, sërish e lejuam politikën të hyjë në mes. Më vjen sinqerisht keq për të gjithë ata studentë të shkretë që me vërte i duan këto ndryshime pa ndikimin e politikes. Pa marrë parasysh as PD as PS, mblidhini forcat dhe largoni njerzit që ju pëshpërisin mbas veshi. Të paktën kjo qeveri nuk po ju vret mes protestës dhe të mos mbaj asnjë njeri përgjegjësi. Me sinqeritet ju dua dhe do jem me ju deri në fund, Por jo kshu, duhet me ul e me e mbyll me fitore për studentat, jo me sherr për parti! Ju kam zemer.

EMISIONET