Pse Ben Blushi dhe Fevziu e trembin sot Ramën?

Pse Ben Blushi dhe Fevziu e trembin sot Ramën?

Në xhunglën pa rregulla të shoqërisë shqiptare, ku të gjithë kanë dhënë një dorë të mirë, ka gjithësesi një rregull: “Peshku i madh, e ha të voglin”, pamvarsisht ligjeve ose organeve ligjzbatuese.
Sepse ligjet dhe zbatuesit e tyre, vlejnë për milingonat dhe urithët e vegjël të xhunglës, por jo më lartë se aq.
Top Channel e ka ndihur dhe mbështetur Ramën në shumë çaste të jetës së vet politike, që nga fillesat e veta, edhe kur ishte Tani edhe kur ai u largua furishëm nga kjo botë.
Mirëpo mbasi u bë kryeministër në 2013, ish armiqtë e tvKlan, u joshën me kënaqësi të madhe prej tij, duke lënë në harresë vëmendjeje dhe jo vetëm “miqtë besnikë” të Tch.

Në të vërtetë kjo është sindroma e kryministrave socialistë, joshen të duan dhe të tërheqin pas vetes kur vijnë në pushtet, më shumë ata që kanë pasur kundërshtarë, se sa ata që i kanë në “xhep” si miq besnikë dhe si kundërshtarë të vendosur dhe të pakthyeshëm, të kundërshtarëve të tyre.

Lëvizja e zgjuar dhe e guximshme e zonjës Hoxha, me “blerjen” si drejtor të Tch, të kundërshtarit të Ramës, Ben Blushit, gazetar tashmë i vjetër, dha padyshim tronditjen e parë të ekuilibrave mediatikë në Shqipëri.
Lëvizja e dytë, erdhi jo shumë më vonë: “Një projekt 50 vjeçarësh, Beni-Blendi” për të shkundur fort egzistencializmin e tyre në 10 vjeçarin e ardhshëm kulmor, të moshës së burrave, pak përpara fillimit të perëndimit, që natyra dikton dhunshëm mbi të gjithë ne.

Të gjithë kanë rendur te Fevzo, përfshirë edhe Ramën e Gjatë, që di kaq mirë të përkulet kur ja lyp halli, për ti thënë: “Mos!”, “mos e prish këtë ekuilibër se jemi shumë mirë kështu…”
A thua se jeta e njeriut është pafundësisht e gjatë dhe sikur ajo është një film që mund të ripërsëritet dhe skena të caktuara, të mund të xhirohen edhe njëherë nga e para…
Dhe kështu Fevziu, gjindet tani në udhëkryq, ndërmjet një sfide pasionante me Blushin, një betejë “orgazmike” opozitare kundër establishmentit të Ramës dhe një rutine me TvKlan.

Në të vërtetë, “Lëvizja” e Fevzos, që disa e qesëndisin dhe e ironizojnë dhe disa të tjerë e analizojnë, ka sjellë një shqetësim real dhe të arësyeshëm të kryeqeveritari Rama, që sheh përmbysjen e mjaft ekuilibrave të favorshëm mediatikë, simbas reaksionit shkak-pasojë, të cilat hyjnë në spirale të panjohura dhe turbulluese.
Për ruajtjen e pushtetit dhe të kontrollit të tij për mediat dhe ndaj mediave.
Gjithësesi trendy i sfidave egzistenciale, nuk shmanget.
Kryeqeveritari kësaj i trembet. Me të drejtë kësaj rradhe.

EMISIONET